Dy muaj më parë Einxhel dhe Dagz u bënë prindër për herë të parë. Einxhel solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë Trev. Të ftuar në “Zemër Luana”, çifti ka zbuluar kuptimin.
Einxhel dhe Dagz zbulojnë kuptimin e veçantë të emrit
Einxhel ka shpjeguar edhe pse njerëzit e kanë marrë sikur është emër i huaj, në fakt është emër shqiptar.
“Trev është copa jonë, është bashkimi në një Kosovë-Shqipëri”, ka shpjeguar çifti, duke nënkuptuar se emri do të thotë që përmbledh pikërisht trevat shqiptare.
Einxhel ka treguar se Dagz i ndërron gjithmonë pelenat djalit dhe madje e lan ai. Gjithashtu ajo zbuloi se Trev i ngjan shumë Dagz-it.