Katër banorë janë të nominuar për këtë të premte.
Donaldi, Einxhel, Arjola dhe Beniada janë katër banorët që janë duke u votuar nga publiku, shkruan lajmi.net.
Njëri nga banorët lë shtëpinë përfundimisht të premten.
E si duket Einxhel po e pret nën ethe këtë.
Einxhel ka diskutuar me Arjolën për këtë gjë. Sipas saj jo e drejtë të kalosh gjithë këtë rrugëtim të gjatë dhe të dalësh një javë para finales.
Einxhel ka qenë shumë herë pjesë e nominimeve gjatë këtij edicioni dhe ka arritur t’i kalojë të gjitha vështirësitë dhe vazhdon të jetë pjesë e shtëpisë.
Iliri është banori i parë që ka shkuar direkt në finale, ndërsa bashkë me të do të shkojnë edhe tre banor të tjerë./Lajmi.net/