Shqiperia eshet futur ne karantine dhe cdo dite ajo shrengohet per te shkak qe te ulet nurmi i te infektuar dhe te mos perfundojme si Italia qe eshte ne gjendjen me te veshtire te saj.
Ndersa kryeministri i vendit ka marre masa te reja per diten e neserme.
Ja dhe fjalet e kryeministrit:“Mesa duket nuk po kuptohemi siç duhet me disa që s’duan ta marrin vesh se nuk është kohë shëtitjesh. Nga nesër, dalja e këmbësorëve do të kufizohet vetëm në fashat orare 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00.
Pra nga dita e neserme do të ndalohet dalja në këmbë rrugëve me persona të tjerë në krah. Shkelja e këtyre rregullave do të ndëshkohet me gjobë 10.000 lekë dhe me mosdhënien e asnjë ndihme shtetërore nga paketa financiare e luftës për shkelësin”, shkruan kryeministri në rrjetin social.
“Boll! Një pakicë e vogël fare individësh të papërgjegjshëm nuk mund të sabotojnë sakrificën e një populli të tërë, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të njerëzve të tjerë! Ndjesë 1000 herë po kjo është luftë dhe s’ka asnjë rrugë tjetër! Frikë aspak, kujdes po! Me hir ose me pahir! Dielli aty do jetë prapë, ndërsa jetët e humbura nuk kthehen më”, shtoi Rama.
Duhet te bejme durim sepse vetem keshtu mund ta ndalojme virusin dhe te mos perfundojme si Italia.