74 vjecari nga Mallakastra eshte ftuar ne nje nga emisionet me real te tv Klanit ne Historia Ime ku do te tregoj historine e jetes se tij ku ai eshte baba i 4 femijeve por me gruan e tij ka 10 vjet i divorcuar por qe jetojne bashke ne nje shtepi.
Megjithese me vendim gjykate eshte i ndare ai vazhdon te jetoje me ish-bashkeshorten me nje shtepi.
Por 74 vjecari jeton i vetem sepse femijet nuk e vizitojne shpesh ate dhe ai ka nevoj per nje njeri qe te bashkebisedoj me te dhe te kaloj jeten.
E meqenese ai eshte i pamundur te kujdeset per veten ne gjendjen qe eshte, ai shprehet se nuk mund te rrije krejt i vetem dhe deshiron te njihet me nje tjeter grua.
Kjo eshte biseda qe ai ben me gazetaren e njohur Mirela Milori:
Mirela Milori: Jetoni me ndonjë fëmijë në atë shtëpi apo jeni vetëm ju të dy?
74-vjeçari: Jo, jo jetojnë edhe fëmijët…
Mirela Milori: Jetoni në dhoma të ndara?
74-vjeçari: Si lagjexhi, në dhoma të ndara..
Mirela Milori: Kush kujdeset për ty?
74-vjeçari: Shiko, një jetë që nuk shtyhet, i vjen koha që kalbet dhe po u kalb s’ke çfarë flet më. Kur bëhet e padurueshme nuk mund ta gëlltisësh…
Pastaj fillon e tregon per marredhenien me femijet qe ne kohen e divorcit qe nuk e kishin diskutuar.
Tashme ai ka vetem nje shqetesim te te ndenjurit vetem dhe i beri nje kerkese emisonit:
Mirela Milori: Ke ardhur me një kërkesë?
74-vjeçari: Në qoftë se juve ju jepet mundësia që mua të më ndihmoni…
Mirela Milori: Për çfarë?
74-vjeçari: Nëse ka ndonjë njeri të moshës, që mund të pranojë, unë nga ekonomia s’jam keq, do jetë një kujtesë e mirë për mua nga ana juaj..
Mirela Milori: Do të martohesh prapë?
74-vjeçari: Tani martesë pleqërie quhet kjo..
Mirela Milori: Po pse e bën këtë?
74-vjeçari: Për shumë arsye… Kur thashë martesë pleqërie do të thotë do kemi bashkime, por do kemi dhe kufizime…
Mirela Milori: Çfarë e bën një njeri në moshën tënde, që të kërkojë një bashkëjetues në krah?
74-vjeçari: Këtu mosha po, invaliditeti po, ushqimet, larja, shpëlarja, që kështu ajo për mua do ishte një fillim jete, jo një mbarim..
Mirela Milori: Fëmijët të mbështesin për një martesë tjetër?
74-vjeçari: Jo… Se dhe ajo ju ka thënë nuk pranoj tjetër person këtu dhe ju vjen dhe rëndë…