Një histori sa e trishtë aq dhe e pazakontë vjen nga Kosova, ku Nurije Istrefi, tani 68 vjeçe sakrifikoi familjen e saj për t’i gjetur një nuse tjetër burrit pasi nuk bënte dot fëmijë.
Ajo u martua në moshën 23 vjeçare por pas 17 vitesh, për hir të dashurisë dhe për t’i plotësuar dëshirën për një fëmijë bashkëshortit, vendosi të gjente një grua të dytë për të.
E moshuara rrëfeu për moderatorin Alban Musa në emisionin e mëngjesit në ABC, se si ajo i kishte gjetur dhe e kishte rregulluar nusen e re për ditën e dasmës. “E kam marrë, e kam sjellë te shtëpia, më shikon gratë se çfarë po bëj. E kam veshur dhe e kam nxjerrë te gratë. Zemra e di, plagët e mia e dinë, prej mërzie por çfarë me bërë.”, tha ajo.
Pas dy vitesh, Nurija tregoi se dhe nusja e re nuk kishte arritur të bënte fëmijë. Më pas, bashkëshorti ishte larguar drejt Gjermanisë, ku ishte njohur me gruan e tretë, e cila i dhuroi më në fund fëmijën që kishte dëshiruar prej vitesh.
Tani, ajo ndodhet në një shtëpi të moshuarish në Skënderaj, dhe i vetmi që kujdeset për të është një nga djemtë e bashkëshortit të dytë që të mos i mungojë asnjë gjë.