Mjeku i njohur nga Kavaja Mehmet Demrozi eshte nje tjeter mjek shqiptar qe ka humbur jetën për shkak të COVID-19.
68-vjeçari ishte i intubuar prej ditësh, i shtruar në spital, por nuk ka arritur ta mposhtë virusin vdekjeprurës, që i ka shkaktuar vdekjen.
Demrozi punonte si mjek neurolog në Spitalin e Kavajës. Prej fillimit të pandemisë humbjet në radhët e bluzave të bardha për shkak të COVID-19, kanë qenë të shumta.