Gratë e pa martuara dhe pa fëmijë, gjithashtu ka gjasa të jenë më të shëndetshme dhe të jetojnë më gjatë se bashkëmoshatarët e tyre të dëmtuar nga përgjegjësitë shtëpiake, tha profesor Paul Dolan në audiencën e tij në një fjalim të mbajtur në Uells.
Dolan, një ekspert i shkencave të sjelljes nga Shkolla e Ekonomisë në Londër dhe autori i “Happy Ever After”, tha se të dhënat më të fundit treguan se masat tona tradicionale të suksesit shoqëror si martesa dhe amësia, jo domosdoshmërisht korrespondojnë me nivelet e lumturisë.
Ndërsa burrat zakonisht “qetësohen” sapo të martohen, duke marrë më pak rreziqe personale dhe duke fituar më shumë para në punë, e njëjta gjë nuk është e vërtetë për gratë.
Nëngrupi më i shëndetshëm dhe më i lumtur i popullsisë ishin gratë që kurrë nuk u martuan ose s’kishin fëmijë.
Dolan gjithashtu ishte jashtëzakonisht i sinqertë për përvojën e shumë prindërve:
“Do të ishte kategorikisht e tmerrshme nëse do t’u ndodhte diçka, por përvojat që kemi me fëmijët janë shumë të mjerueshme”.
“Njerëzit e martuar janë më të lumtur se nëngrupe të tjera të popullsisë, por vetëm kur bashkëshorti i tyre është në dhomë kur ata pyeten se sa të lumtur janë. Kur bashkëshorti nuk është i pranishëm gratë shprehen: Është e tmerrshme,”- shtoi psikologu i famshëm gjatë fjalimit të tij.
Burimi: indy100