Ka shume rregulla qe ne duhet ti zbatojn dhe kjo eshte nje nga menyrat me larguar koronavirusin dhe ne ti kthehemi jeten tone normale.
Duhet te lajme sa me shpesh duart por Tom Parry mendon se frymëmarrja përmes hundës, është më e sigurt sesa frymëmarrja nga goja ndaj e mira eshte te marresh fryme me hunde.
Hunda, jo vetëm që filtron ajrin të çilin thithni, por ndalon hyrjen e mikrobeve në mushkëri.
Ai shton se:”sa herë që jeni jashtë shtëpisë tuaj, mundohuni të mbani gojën e mbyllur për të zvogëluar rrezikun e infektimit.
Tom gjithashtu ka shtuar:
Të gjithë e dimë se si marrim frymë, e bëjmë atë çdo ditë.Por, për të marrë frymë thellë, duhet të mësoni ta bëni atë. Është të shkoni në palestër. Nuk mund të jeni gati që në seançën e parë, por duhet të stërvitni vazhdimisht trupin tuaj. Kështu që duhet të mësoni ta stërvitni trupin tuaj edhe që të marrë frymë mirë. Duhet të filloni duke vendosur duart tuaja poshtë kraharorit. Teksa merrni frymë thellë, përqëndrohuni dhe do të ndjeni sesi diafragma juaj zgjerohet. Aktivizimi i diafragmës, do të thotë që po merrni plotësisht frymë dhe po mbushni mushkëritë tuaja. Duhet ta përsërisni këtë gjë rregullisht përgjatë ditës, pasi ka një efekt shumë pozitiv në shëndetin tuaj.