Pasi nuk u shpall fitues në BBVIP, Donald Veshaj deklaroi se ka vendosur të ndërtojë ndërtonte 4 shtëpi për njerëzit në nevojë me para “nga xhepi i tij.” Kjo deklaratë e tij është komenetuarë në mënyrë indirekte edhe në puntatën e “Post BBVIP” nga Arbana Osmani dhe opinionisti Arbër Hajdari.
Ishte moderatorja ajo që e pyeti Arbër Hajdarin në lidhje me nismat për banirësi. Ai u shpreh se do të ishte më mirë që ato të mos bëhen publike duke thumbuar tërthorazi deklaratën e fundit të Donaldit.
“Është gjë pozitive që bëjnë bamirësi. Ishalla Zoti ja shton garën për të bërë veprat e mira. E mira është që bamirësia mos të bëhet me zë shumë të madh, sidomos për figurat publike. Gjithmonë kam dashur që t’ia kishin shkruar në kontratë e t’i qëndronin fjalëve të tyre. Ka dy lloj bamirësish, ato që bëhen publike e ato që nuk bëhen. Do të doja shumë që të gjithë faktorët që marrin përsipër për të bërë shtëpi e për të bërë projekte humanitare dhe të shkojnë fizikisht aty”, tha Arbër Hajdari.