Ndërron jetë këngëtari i njohur, ishte i prekur nga koronavirusi

Këngëtari i famshëm Gjorgje Ballasheviq ka vd.ekur pasi ishte infektuar me koronavirusin e ri, njoftoi televizioni publik i Serbisë. Ballasheviq ka qenë gjithashtu poet dhe regjisor.

Ai ishte shumë i popullarizuar në vendet e ish-Jugosllavisë edhe pas shpërbërjes së saj në vitet e 90-ta. Më 16 shkurt, Ballasheviq u shtrua në një spital të Novi Sadit dhe u diagnostifikua me pneumoni, që duket se ishte shkaktuar nga koronavirusi.

Këngëtari Ballasheviq, kishte lindur në Novi Sad më 1953. Karrierën e tij e filloi në vitet 1980, fillimisht në grupe muzikore. Ai ishte i njohur për baladat e tij dhe ka publikuar gjithsej 12 albume.