Shefi i kuzhines Renato Mekolli ka qene nje nder ata personazhe qe edhe ne panairin e librit eshte shfaqur duke prezantuar vete librin e tij.
Por gjate emisionit “Thumb on” gazetari e ngacmon Renaton duke u hequr sikur i ngaterroi emrit e librit te tij duke thene: “Libri juaj me i ri ‘Receta per 5 minuta’ me ka terhequr shume”, e keshtu i ben ngaterresen me titullin qe eshte i librit te Arbanes ne fakt.
Ndersa Renato ia kthen: “ ‘Receta per 5 minuta’? , por nuk ka liber qe te besh receta vec per 5 minuta, sepse nuk ka mundesi. Une kam librat ‘Sekretet e shijes’ dhe ’50 shijet e pastave”, me nje ton te habitur.
Ndersa gazetari vazhdon serish me ‘lojen’ dhe e pyeti: Pse nuk eshte i juaji libri ‘Receta per 5 minuta’?
Renato i pergjigjet me pyetjen ‘Kush e ka bere kete? Nuk e di si qenka 5 minuta?’ ‘Se une per vete kur futem ne kuzhine dua 1 ore te pakten, thote duke qeshur.
E gjithe kjo ne fund u duk si nje thumbim per moderatoren Arbana Osmani per librin e saj me te ri.