Endrra e saj u be realitet dhe ajo u ngjit ne shkallet e teatrit Ariston ku prezantoj ne Sanremo.
Ne nje interviste e pyetur Alketa ka treguar se ka tre vite që punon për këtë ëndërr që tashmë u bë realitet.
Ja cfare thote ajo:“Kam mbi tre vite që punoj për këtë gjë. Mbi tre vite që kam kontakte shumë të rëndësishme pune këtu, është një nga menaxherët dhe producentët më të mirë të Italisë që është kujdesur gjatë gjithë këtyre viteve, që unë një copëz Italie ta sjell edhe në Shqipëri. Kam trokitur në shumë dyer këtu në Itali, me dëshirën për të bërë më shumë se një treg aq miliona shqiptarë sa jemi neve, sepse gjithmonë kam menduar se bashkë me mua do jetë edhe Shqipëria. Edhe patjetër që unë nuk do largohem nga Shqipëria, sepse atje kam ndërtuar jetën time, ëndërrat, televizionin, biznesin.”
Por Aleketa tregon një ëndërr që ajo kishte parë para 3 vitesh, kur ishte me pushime në Hawaii. Në këtë ëndërr, ajo kishte parë Maria de Filipi që i thoshte: Po ti pse nuk vjen në Itali, çfarë bën në Shqipëri?
Pas kësaj ëndrre ajo vendosi të dërgonte edhe email-in e parë. Ka qenë një trajektore e gjatë, me shumë dyer ku ka trokitur, madje edhe me zhgënjime gjatë këtij procesi.
“Pashë një ditë të bukur një ëndërr 3 vite më parë, në pushime, shumë larg , në anën tjetër të botës, në Hawaii. Edhe ishte një ëndërr shumë interesante ku Maria de Filippi më thoshte: Po ti pse nuk vjen në Itali, çfarë bën në Shqipëri?
Dhe keshtu cdo gje lindi nga nje enderr dhe ajo u be e famshme dhe ne itali ku shkelqeu ne Sanrremo.