8 ditë para nisjes së “Eurovision”, përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati do duhet të bëjë një ndryshim shumë të madh, atë të koreografisë.
Ekipit shqiptar i është kërkuar të ndryshojë koreografinë pas provave të djeshme pasi konsiderohet sipas tyre si shumë provokative teksa nuk ka ende një reagim zyrtar.
Kjo nuk është pritur mirë nga këngëtarja e cila mërzinë e ka shfaqur në ‘Tëitter’. Ajo ka postuar disa fytyra duke qarë në një postim.