Ishte hera e parë që përdoruesit e një aplikacioni në celular (My shake alerts) në Bosnje Hercegovinë kanë marrë një paralajmërim përmes sistemit të mbrojtjes pak sekonda para tërmetit.
Mediat vendase shkruajnë se njoftimi erdhi disa sekonda para tërmetit dhe habiti shumë përdorues.
Përveç informimit se ndodhen në një zonë potencialisht të rrezikshme, ata janë udhëzuar edhe se si të sillen gjatë tërmetit.
Ndër të tjera u është thënë që të dalin nga shtëpitë, të mbyllin gazin dhe të shmangin ndërtesat e dëmtuara.
Duket se teknologjia po ndihmon sa të mundet për të shmangur ngjarje te tilla.