Një grua që u gjet pa jete pasi fluturoi në Peru për të takuar një burrë që takoi në internet mund të ishte vra për organet e saj, kanë thënë autoritetet.
Pesëdhjetë e një vjeçarja Blanca Arellano, nga Meksika, takoi një burrë peruan në një aplikacion lojrash dhe pas disa muajsh bisedë në internet, ajo udhëtoi më shumë se 4800 km për ta takuar atë në jetën reale.
Familja e Arellano-s thotë se ajo shkoi në Lima më 31 tetor për të takuar 37-vjeçarin Juan Pablo Jesús Villafuert.
Ajo komunikoi për herë të fundit me familjen e saj një javë më vonë, më 7 nëntor, kur i tha mbesës Karla Arellano se gjërat po shkonin mirë.
Megjithatë, ndërsa ditët kaluan pa asnjë komunikim të mëtejshëm nga Arellano, mbesa e saj postoi në Twitter në përpjekje për ta gjetur atë. Në postim, Karla tha se familja kishte frikë për jetën e saj.
“Nuk e kisha menduar kurrë se do të isha në këtë situatë, por sot po kërkoj mbështetjen tuaj për të shpërndarë këtë postim dhe për të gjetur një nga njerëzit më të dashur dhe më të rëndësishëm të jetës sime. Tezja ime Blanca Olivia Arellano Gutiérrez u zhduk të hënën më 7 nëntor në Peru. Ne kemi frikë për jetën e saj.”
Më 9 nëntor, një peshkatar vendas gjeti trupin në portin e Huacho, sipas El País.
Më 17 nëntor, Villafuerte u arrestua nga policia si i dyshuari kryesor në ngjarjen e Arellano