Banoret e nje komuniteti te vogel ne Gjermani kane mesuar se kane trasheguar papritmas prona dhe pasuri nga nje fqinj i tyre.
E moshuara Renate Wedel jetonte në Weiperfelden të krahinës së Hesse, me bashkëshortin e saj Alfred Wedel, që prej vitit 1975 në komunitetin e përbërë nga 6 fshatra. Alfredi, i cili punonte me aksionet e bursave nderroi jete ne 2014 ndersa Renate qe prej 2016 jetoi ne nje shtepi kujdesi dhe nderroi jete ne mosher 82 vjecari.
Mirepo po ne prill te atij viti u be e njohur publikisht se ajo i kishte lene te gjitha pronat e pasurine e saj komunitetit ku banoi duke qene se e motra nderroi jete.
Keshtu ngel ne doren e asaj popullate qe ta perdori shumen e madhe
Ndërkohë, kryebashkiaku lokal Bernd Heine tha se:
Fillimisht menduam se ishte një gabim, kishte diçka që nuk përputhej. Tashmë komuniteti është i detyruar ta përdorë trashëgiminë prej 6.2 milionë eurove për infrastrukturë dhe ambiente komunitare.
Nga ana tjetër, rezidentët lokalë kishin nisur të jepnin idetë e tyre për përdorimin e parave, teksa mediat lokale flisnin për ndërtimin e një korsie biçikletash, ndërtimin e një kopshti, përmirësim të sistemit të transportit, një pishinë të hapur dhe ambiente për fëmijët