Mjaftoi vetëm një foto e publikuar në Instastory nga Armina Mevlani dhe menjëherë në media u përhap lajmi ku thuhej se blogerja e njohur dhe Shkëlzen Berisha i dhënë fund marrëdhënies së tyre.
“Unë. E vështirë për t’u gjetur. E vështirë për t’u harruar”, shkruhej në foton e Arminës.
Por duket se këto lajme nuk i kanë pëlqyer aspak çiftit dhe kanë reaguar menjëherë në rrjetet e tyre sociale.
Ata kanë publikuar në Instagram foto ku shfaqen mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Për “dashamirësit”,- shkruan me ironi Shkëlzeni krahas fotos. Në tetor të vitit që lamë pas Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha u fejuan në një ceremoni private, e cila u përfol shumë gjatë.