Të ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek “E diela shqiptare”, pamë ciftin Gazmori dhe Greta që jetojnë në Greqi, dhe treguan se vajzën e tyre, Gledia e kanë lënë në Shqipëri prej 4 vitesh.
Tashme pas 4 vitesh sakrificë ne emigrim ata kane punuar për t’i siguruar Gledias një jetë sa më të mirë, dhe tani prinderit janë gati për ta marrë vajzën me vete në Greqi.
Këtë lajm Gazmori dhe Greta ia dhanë vajzes duke e ftuar tek “E diela shqiptare”.
“Ne jemi martuar para 9 vjetësh. Kur Greta ishte 4-muajshe shtatzënë, unë ika në Greqi. Pastaj lindi Greta, princesha jonë, por unë nuk isha aty për t’i dëgjuar zërin, të qarat e para dhe ky ka qenë momenti më i vështirë per mua. Nuk e ndjeva dot atë që duhet të ndjejë një baba. Askush nuk duhet ta humbë atë çast. Është momenti më i bukur i jetës së një prindi”, u shpreh Gazmori.
Ai tregoi gjithashtu se kur u kthye në Shqipëri, gjendja ekonomike e familjes po vështirësohej më shumë nga papunesia dhe keshtu u detyrua të rikthehej në Greqi ne punen e vjeter.
Mirepo kur vajza e tyre bëri 3 vjeç, edhe Greta iu bashkua Gazmorit në Greqi për të punuar dhe e la Gledian me gjyshen sepse donin te benin para qe te jetonin mire bashke me vajzen.
Aty ne emision Gazmori tha “Sot do t’i premtoj Gledias që do ta marrim me vete përfundimisht në fund të këtij viti shkollor, sepse besoj se kam krijuar kushtet e duhura ekonomike për ta marrë”.
Vajza e tyre Gledia ishte ne studio me gjyshen e saj, por nuk e priste fare që prapa murit do ishin prindërit e saj, ndaj edhe vogëlushja buzëqeshi e kenaqur kur në ekran i dolën prindërit.
”Gledia, shpirt kemi ardhur këtu për të të dhënë një mesazh, për të të thënë më fal. Të lamë katër vite nuk të dhuruam atë dashuri që kishim, që duhet të të jepnim. Nuk të ishim pranë në vitet më të bukura që ti kalove. Na fal për gjithçka, por të gjitha këto i kemi bërë që ti të rritesh në kushte sa më të mira. Të pata premtuar që do të marr të jetosh me ne në Greqi dhe më në fund erdhi momenti. Sapo të mbarosh shkollën do vish të jetosh me ne, të jetojmë si një familje bashkë”, i tha Gazmori të bijës.
Dhe kur Arditi epyeti nese u kenaq qe do ikte te jetonte me prinderit, Gledia e vogël tha se do të mërzitet që do lërë gjyshen, shoqet, shkollën, por nga ana tjetër do jetë e lumtur që do jetojë me mamin e me babin ne Greqi.
Edhe e ema e perqafoi dhe i tha:
“Të kërkoj falje për çdo gjë. Të gjitha i kam bërë për të mirën tënde. Erdhi dita që do jemi bashkë dhe s’do ndahemi kurrë. Të dua shumë, shumë, shumë”, i tha ajo me lot në sy Gledias.
Ne fund edhe gjyshja e përlotur i uroi që ata të kalojnë një jetë të lumtur dhe me fjalet: “Kur ata janë mirë edhe unë jam mirë” u mbyll kjo histori me lot gezimi.