Te gjithe ata qe perdorn pastruesin Ace duhet te jene te kujdesshem.
Megjithese klori u bë një element i rëndësishëm i pastrimit dhe dezinfektimit ne keto dite pandemie.
Por së fundmi një agjenci e Bashkimit Evropian ka vendosur, tërheqjen nga dyqanet dhe supermarketet, të një formati të Ace-s.
“Janë shishe 1 dhe 2 litroshe, pa shenja paralajmëruese, përkthimin në shqip, elementët e sigurisë. Janë prodhim turk dhe alarmin e ka dhënë agjencia gjermane për sigurinë e konsumatorit, pjesë e Agjencisë Evropiane”, shprehet Ersida Teliti, Konsumatori Shqiptar.
Klienti ka të drejtë, që në rast të një dëntimi, të hedhë në gjyq kompaninë prodhuese dhe institucionet e shtetit. Këto të fundit kanë filluar tërheqjen e produktit nga tregu.
“E përdor prej një jetë Ace-n, për rrobat, tualetin, shtëpinë, lodrat. E shikoj etiketën me kujdes. Nuk blej pa kontrolluar më parë. Unë e kam kthyer njeherë Ace-n. Nuk ishte cilësore”, shprehen qytetarët.