Pak ditë më parë, në media doli një lajmi qe thoshte se zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi dhe pronari i lokalit qe u prish te merkuren ne Porto Palermo, Mihal Kokëdhima kanë lidhje familjare.
U përfol se Koçi dhe Kokëdhima janë djem tezesh, mirëpo ndaj këtij këtyre thashethemeve, zëvendësi i Xhaçkës i ka etiketuar vetëm me një fjalë: “të p ë rdalë”.
Ai ka mohuar çdo lajm dhe ka reaguar duke përdorur një fjalor me një gjuhë të papërshtatshme për një zëvendës ministër, në komunikimin me publikun dhe mediat në reagimin e tij mbi lajmin.
Reagimi i Koçit:
Lidhur me nje lajm te p e rdale qe me perziente farefisnisht me ngjarjen “panorma” ne Qeparo:
Kur nuk ke teze, smund te kesh djale tezeje.
Nese do kisha djale tezeje do ishte myzeqar safi nga nena.
Nuk kam lidhje fisnore as me pronarin e as me turistet spanjolle.
E vetmja lidhje e imja me ngjarjen eshte drejtesia, shteti ligjor dhe interesi publik.
Shoqeria jone duhet te kete kurajo ti shohe problemet e veta ne sy, dhe jo ne cdo rast te kerkoje alibira te politika apo politikanet.
Lajmet e stilit Berisha me qytetar dixhital nuk e pastrojne, por e bejne pis informimin publik.