Vajza e vogël e Aurela Gaçes është rritur dhe tani po shijon ditët e nxehta të verës bashkë me mamushen e saj, e cila na ka ëmbëlsuar ditën me imazhet e publikuara së fundmi në Instagram. Këngëtarja ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj momentin kur ajo dhe e bija po kënaqen në blunë e detit.
Kujtojmë se në shtator të vitit që lamë pas, artistja ka festuar 7-vjetorin e martesës sE saj, që u mbajt në 20 shtator 2013. Këngëtarja shqiptare publikoi një foto nga dasma e saj ku shfaqet me bashkëshortin Skerdi dhe vajzën e saj. Ajo ka kujtuar festën e asaj dite, kur ka kërcyer e kënduar bashkë me frytin e dashurisë së tyre, Grace.
Por ndër të tjera ka thënë se vajza e vogël Abigail do të kërkojë të jetë e pranishme në një tjetër festë dasmë, që sigurisht ekziston në planet e Aurelës.
Bëhet fjalë për një festë të dytë dasme që këngëtarja ka thënë se do ta bëjë në 20 shtator 2023.
Statusi i Aurelës:
20 /Shtator / 2013
7 vjet nga kjo ditë.
Gëzuam, kërcyem e kënduam me frutin e dashurisë tonë në duar, vajzën tonë të parë, Grace( Greis)
Dasmën e bëmë për kokërr te qejfit, për te gëzuar bashkë me familjen, me miq e shokë shumë.
Vajza tjeter ,e vogla Abigail, akoma nuk di gjë që e kemi bere kete pa lejen e saj edhe kam frikë se do te kerkojë edhe ajo te jetë në dasëm si motra e madhe ..
Si thoni @geraldina_sposa ? E shkrepim edhe një festë tjetër? Sigurisht jo tani , thjeshte dua te di a jeni te lirë ne 20 Shtator2023? /Iconstyle