Kryeinspektorja Areti Beruka më 26 tetor rezultoi e infektuar me Covid-19, por edhe pse duhet të izolohej sipas protokollit në shtëpinë e saj, ajo vijon të marrë pjesë në mbledhjet e Komitetit Teknik të Ekspertëve.
Ditën e sotme, këta të fundit, u mblodhën për t’i kthyer përgjigje kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha se shifrat e koronavirusit po fshihen dhe se kjo është fasadë e Ramës.
Areti Beruka shihet në anën e djathtë të tryezës së mbledhjes, teksa diskuton me të gjithë anëtarët e tjerë, por pa maska.
Po çfarë kërkon Beruka në këtë mbledhje? Kryeinspektorja duhet të ishte e izoluar, deri në momentin që të rezultonte negative dhe të kurohej dhe jo të mblidhej me kolegët e saj, sikur koronavirusi të mos ekzistonte kurrë.