Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne qytetin e Pejes ku nga moti i keq ka humbur jeten nje femije 5 vjec dhe nena e tij.
Ngjarja ka ndodhur kaq shpejte sa uji mori cdo gje perpara.
Babai eshte shprehur se:”Fëmijët i kam kapur në dorë, unë njërin, babi mori vajzën e vogël, shoqja kapi djalin që tashmë nuk është, s’di të ta shpjegoj më shumë, jam munduar t’i shpëtoj të gjithë, pastaj na zuri dhe korrenti, aty e kam humbur komplet ekuilibrin dhe s’kam ditur as ku jam. Për 30 sekonda u mbush gjithë shtëpia me ujë,”
Sipas Dritanit, nëse nuk do të ishte për korrentin mund të kishin shpëtuar të gjithë. Ai vet ka lëndime bashkë me djalin e madh. Vajza fatmirësisht ka shpëtuar pa u lënduar.
Ndërkaq, Dritani tha se për 3 herë kishte mundur ta shpëtonte të shoqen, por herën e fundit kur kishte kthyer kokën atë e kishte marrë rrjedha dhe u gjet 3 banesa më tej e vdekur.
Ai vet për 3 orë e gjysmë kishte qëndruar duke u mbajtur pas një hekuri, gjë që i ka sjellë jo pak shqetësime shëndetësore.