“Big Brother VIP” padyshim sa vjen dhe po bëhet më interesant nga java në javë duke ngjallur edhe më shumë debate, pëlqime, diskutime. Të gjithë sytë e publikut janë tek banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe të gjithë janë shumë kuriozë për të mësuar se çfarë do të ndodhë dita-ditës gjatë garës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Me shapka në duar, Sabiani dhe Iliri kërcejnë për provën javore – Big Brother Albania Vip – YouTube
Njëri nga konkurrentët më të fortë brenda shtëpisë është padyshim edhe Ilir Shaqiri. Që nga fillimi i këtij edicioni Iliri është komentuar shumë për marrëdhënien e tij shumë të ngushtë shoqërore me Sabianin, që u njohën brenda shtëpisë me qëllimin e tyre të njëjtë për të fituar.
Fatkeqësisht, krahu i tij i djathtë Sabiani, nuk e pati shumë të gjatë rrugëtimin në “BBV” dhe Iliri u gjend i vetëm mes rivalëve të tij, banorëve të tjerë me të cilët nuk kanë munguar aspak debatet e forta herë pas here.
Duket se që pas daljes së Sabianit, Iliri është afruar tanimë me një tjetër banor. Është fjala për Arbrin, një nga banorët e rinj. Herë pas here ata janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kanë folur për tema të ndryshme, si ato që lidhen me situatat brenda shtëpisë, si ato personale.
Gjatë mbrëmjes së djeshme si pasojë e një surprize që iu bë Arbrit duke hapur kështu “Kutinë e Pandorës”, për një javë ai do të jetë imun dhe nuk mund të nominohet dhe zgjodhi që të çonte në televotim Einxhel, Donald dhe Beatrix. Duket se kjo zgjedhje i ka pëlqyer shumë Ilirit, ku nuk nguroi që të shprehte mendimin e tij dhe se sa i ka pëlqyer kjo zgjedhje e mençur e Arbrit.
Bravo! Tregove shumë karakter. Jo kundrejt meje këtë herë, kundrejt publikut, kundrejt vetes… Për mua ishte vlerësim i dytë që të bëra si publik, jo si Iliri. Si Ilir unë e kish marrë përgjigjen që kur të futa në nominim. Isha 95% i sigurt që do të kishe reaguar ashtu.