E FUNDIT/ Rusët nisin marshimin drejt Kievit, autokolona 5 km e gjatë drejt kryeqytetit ukrainas

Një autokolonë me forca tokësore ruse rreth 5 kilometra e gjatë është nisur drejt Kievit, sipas pamjeve satelitore, raporton Reuters.

Beteja të ashpra pritet të shpërthejnë edhe gjatë natës së sotme, me forcat ukrainase që kanë bërë një rezistencë të pashembullt duke mos e lënë Kievin të bie në duart e pushtuesve rusë.

Alarmin e dha më herët edhe kryebashkiaku i Kievit, Vladimir Klitschko, i cili tha se kryeqyteti është i rrethuar nga forcat ruse.

Burime të pakonfirmuara kanë raportuar më herët për një urdhër të presidentit rus Vladimir Putin, i cili supozohet të ketë thënë se kërkon marrjen e Kievit me çdo kusht deri të hënën.