Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në kuadër të përmirësimit të sigurisë rrugore Autoritetit Rrugor Shqiptar së bashku me P.olicinë Rrugore dhe Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në datën 27.11.2021 do të ndërmarrë një aksion për evidentimin dhe mbylljen përfundimtare të të gjitha hyrje-daljeve të r.rezikshme, të cilat nuk plotësojnë kriteret sipas standardeve në rrjetin rrugor kombëtar.
Aksioni konsiston në mbylljen me mbrojtëse anësore metalike dhe hapjen e kanaleve anësore të mbyllura në mënyrë të paligjshme nga ana e bizneseve në anë të rrugës.
Bizneset të cilat plotësojnë kriteret për të vijuar me ushtrimin e aktivitetit të tyre, por që nuk janë pajisur me autorizimin përkatës, duhet të përgatisin dokumentacionin sipas legjislacionit në fuqi dhe të aplikojnë tek e-albania, link:https://e-albania.al/