Në rubrikën “Ka një mesazh për ty, tek E Diela Shqiptare, ka qenë Marjana e cila prej 9 vitesh jeton në Gjermani. Ajo ka treguar historinë e saj të jetës, është lindur dhe rritur në një fshat të vogël të Gramshit dhe ka 8 motra e vëllezër. Marjana ka treguar se dy prindërit e saj vijnë nga dy divorce të mëparshme, nëna me 4 fëmijë, ndërsa i ati me dy fëmijë, dhe 3 fëmijë të tjerë kanë ardhur pas martesës me njëri-tjetrin, ku një ndër to është dhe Marjana.
Marjana: Historia ime ka filluar para shumë vitesh, jam lindur dhe rritur në një fshat të vogël që quhet Kushovë. Ne jemi gjithsej 9 fëmijë.
Ardit Gjebrea: Mami dhe babi jot vendosën që të martoheshin dhe vinin nga dy divorce, ku prej tyre mami ka 4 fëmijë dhe babi 2. Kështu u bashkuam në një familje me 6 fëmijë. Më pas vijnë në jete tre vajza, ku një prej tyre isha unë.
Ardit Gjebrea: Deri në çfarë moshe ti nuk e dije që ishit me nëna dhe baballarë të ndryshëm me 6 vëllezërit dhe motrat?
Marjana: Deri në moshën 16 vjeçare.
Ardit Gjebrea: Kush ta tregoi?
Marjana: Një e afërmja e mamit. Ishte shumë histori e ngatërruar. Isha në gjimnaz, prisnim autobusin për t’u kthyer prapë në shtëpi edhe vjen ajo e afërmja e mamit dhe pyet, ti je vajza e filankës? Po unë jam i them. Fëmija e Qazimit dhe e Sabries? Unë i them po, pse ne të gjithë jemi fëmijët e tyre. Ah pse nuk e ke ditur thotë që historia juaj është pak e ndërlikuar. Vazhdon e tregon pa i’u dridhur qerpiku dhe thotë që mami jot ka pasur një histori të mëparshme, që prej tyre erdhën në jetë 4 fëmijë, 3 vëllezërit dhe motra ime e madhe.
Ardit Gjebrea: T’i si reagove?
Marjana: Ngela shumë e shtangur.
Ardit Gjebrea: Sepse në familje nuk ke kuptuar asnjë gjë?
Marjana: Asnjë gjë, kemi pasur gjithmonë një harmoni të paparë me njëri-tjetrin, afrimitet, gjithmonë.