“E doje jetën shumë për të ikur kaq herët”- Si e fshehu sëmundjen artistja shqiptare, detaji që nuk e kuptoi askush

Të shumta janë reagimet pikëlluese në rrjetet sociale për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistes Hueyda El Saied, si pasojë e një sëmundjeje.

Mes tyre një reagim ka ardhur edhe nga gazetari Blendi Fevziu, i cili shkuan se ajo e donte shumë jetën për të ikur kaq herët.

“Ishe e re dhe e doje jeten shume per te ikur kaq heret. U prehsh ne paqe Huejda…”, shkruan Fevziu.

????????????????????????????????????

Buzëqeshja në fytyrën e saj nuk e kishte tradhtuar në asnjë moment dhe të paktën në radhët e publikut që kishte memorizuar portretin e saj edhe pas shkëputjes nga ekrani, nuk e kishin dalluar asnjëherë problemin që ajo kishte me shëndetin.

Por me një kthim pas në kohë, në arkivë gjendet një foto kur Hueyda në shkurt të këtij viti u shfaq para publikut pa kaçurrelat që e karakterizonin. Ajo ndau një foto në rrjetet sociale me look-un e ri. “Unë nuk mund ta ndryshoj botën, por mund të ndryshoj stilin e flokëve të mi”, shkruante Hueyda.