Me lehtësimin e masave anti-Covid nga Bashkimi Evropian, qindra qytetarë janë drejtuar sot drejt aeroportit “Nënë Tereza” për të udhëtuar në vendet e BE-së.
Sipas rregullave të vendosura, kalimi i qytetarëve mund të ndodhë vetëm duke paraqitur një test Covid negativ. Mirëpo, qytetarët e revoltuar kanë pohuar se testet që duhet të kryhen në aeroport kushtojnë 35 euro, ndërsa në vendet e Bashkimit Evropian vetëm 3 euro.
Sipas tyre ky është çmim tepër i shtrenjtë duke marrë parasysh pagat që janë në Shqipëri.
“Tepër e kushtueshme, në supermarketet e Gjermanisë e blen testin me 3 euro këtu me 35 euro. Në Gjermani e ke rrogën 2000 euro këtu 300 euro, si nuk është shtrenjtë një test 35 euro”, tha një qytetar për
Metodë unike që zhduk kërpudhat e thonjve të këmbës për 3 ditë
Mëso më shumë
Prej dy ditësh qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian vetëm pasi të kenë kryer testin Covid i cili duhet të rezultojnë negativ, ndërsa ata qytetarë të cilët janë vaksinuar plotësisht nuk është e nevojshme ti nënshtrohen testit Covid-19 apo karantinës në vendet e BE-së.