Dy tërmete kanë goditur Shqipërinë diten e sotme
Lëkundja e parë sizmike ishte me magnitudë 4.4 gradë të shkallës Rihter ndërsa e dyta me magnitudë 3.3 ballë. Tërmetet e kanë pasur epiqendrën mes Elbasanit, Pogradecit dhe Korçës. Ndaj dhe lëkundjet janë ndjerë më shumë në këto qarqe.
Tërmeti rezulton të ketë qenë me thellësi vetëm 5 kilometra.
Deri më tani, nuk bëhet me dije nëse ka pasur dëme materiale dhe aq në njerëz.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes apo Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM).