Dy të rinj punëtorë humbin jetën nga rrëshkitja e dheut në një kantier ndërtimi në Gramsh
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë punës në një kantier ndërtimi në fshatin Holta, në njësinë administrative të Gramshit.
Sipas informacionit paraprak të bërë publik nga Policia e Shtetit, dyshohet se gjatë punimeve ka ndodhur një rrëshqitje dheu, e cila ka zënë për poshtë dy punëtorët.
Viktimat janë identifikuar si shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera mbi shkaqet e mundshme të rrëshqitjes apo mbi kushtet e sigurisë në kantier.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion nëse kompania ndërtuese ka zbatuar masat e detyrueshme të sigurisë teknike për punëtorët.