Lushnje- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:40, në fshatin Rrapëz të Lushnjes.
Dy të moshuar janë gjetur pa shenja jete në banesë.
Siç njofton policia, çifti i të moshuarve Lame dhe Qelibare Kalliri dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.