Dy yje të njohur të kinemasë turke po përballen me dënime me burg. Halit Ergenç, i famshëm për interpretimin e Sulltanit në serialin historik “Sulejmani i Madhërishëm”, dhe Rıza Kocaoglu, një ndër figurat më të spikatura të serialit popullor “Çukur”, janë dënuar me burg nga një gjykatë turke.
Vendimi gjyqësor ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet dhe në mesin e adhuruesve të tyre.
Sipas raportimeve, të dy aktorët janë gjetur fajtorë për deklarata të pavërteta të dhëna gjatë një hetimi të lidhur me protestat e Parkut Gezi në vitin 2013 – një nga momentet më të tensionuara në historinë e kohëve të fundit në Turqi.
Ky zhvillim i papritur ka ngritur shqetësime për lirinë e shprehjes dhe ndikimin e politikës në botën e artit dhe të famshmëve në vend.