Nje 31 vjecare ka treguar sot ne emisionin me Zemer te Hapur , dhunen e ushtruar prej vitesh nga ish-bashkeshorti i saj.Gruaja nga Mamurrasi, eshte martuar 13 vite me pare dhe martesa e saj ka qene gjithmone problematike.Njohja me bashkeshortin eshte bere me mbleseri,ajo thote se me te e ka njohur kunati.Gruaja rrefen se gjate marteses shpesh here eshte konfliktuar me burrin, konflikte te cilat i kane rrezikuar dhe jeten asaj. Une mblidhja lule ne mal , ai flinte gjume.Ne darke nuk vinte ne shtepi, leket qe i fitoja i shpenzonte per vete.
4 vite me pare , 31 vjecarja mori guximin dhe e denoncoi ate.Gjykata i dha urdher mbrojtje ndersa atij 8 muaj burg.Situata e veshtire ekonomike por dhe pamundesia per ti rritur e vetme femijet beri qe gruaja te kthehej tek ai.
Nuk kaloi shume kohe dhe ajo u perball serish me dhunen.Ajo tregon se dhunes nuk i kane shpetuar as femijet.AI flinte ndersa djalin 11 vjec nuk e linte te shkonte ne shkolle por e sillte ne mal me mua qe te mblidhte lule.Edhe femijen 3 vjec e k a dhunuar. Dhunonte se nuk kishte lek per te dale dhe nevrikosej.Duroja dhunen qe femijet te mos rriteshin pa baba.Edhe familja ime me thoshte te duroja se burri te rreh ska gje ngaqe i vinte turp qe une te ndahesha sepse ne fshat eshte cdo gje ndryshe.
Gruaja sot ka frike per te ardhmen ,ajo ka nisur procesin e divorcit,por ndihet e kercenuar pasi ka frike te perballet me te kur te dale nga burgu.31 vjecarja ben apel per ndihme.
Shendetshem