Shyhrete Behluli konsiderohet ndër këngëtaret me zërin me të bukur në trojet shqiptare.
Ajo për shumë vite i këndoj me shpirt e zemër publikut shqiptar kudo në botë.
Këngët e saj të para mbesin të paharruara, ndërsa ato të rejat shënohen si hite për kohë të gjatë.
Por a e keni menduar ndonjëherë sa vjet mund të ketë një këngëtare që për kaq shumë vite ka kënduar në skenë, ndonëse në pamjen fizike na ngjan me një vajzë të re?
Shyhrete Behluli sot po e feston ditëlindjen e 61-të. Ajo ka lindur me 10 janar 1962 në Mushtisht të komunës së Suharekës.
Ne i dëshmojmë jetë të gjatë e të lumtur pranë familjes. /ORAinfo/