Prezantuesja e njohur Aulona Musta ndan shpesh detaje nga jeta e saj me ndjekësit në Instagram.
Ditën e sotme , ajo ka folur ndër të tjera se përse ka vendosur të mos jetojë me vjehrrin dhe vjehrrën.
Musta i është përgjigjur fanses, duke shkuar: “Jo. Njësoj siç nuk do jetoja as me prindërit e mi. Unë dua të rri lakuriq në shtëpi! Të zihem e pajtohem me burrin pa i dhënë llogari njeriu dhe pa shqetësuar njeri. Dua të vendos vetë për fëmijën tim, çfarë do gatuaj për drekë, kur do e pastroj shtëpinë, etj, etj Unë kam vjehrrin dhe vjehrrën më të mrekullueshëm në botë, por gjëja më e mirë për çdo çift eshtë të jetojnë vetëm”!
Ditën e djeshme, moderatorja është bërë qendra e kritikave, pasi sipas ndjekësve të saj, Aulona ekspozon trupin e saj më shumë seç duhet.