Pas spektakli të mbrëmshëm (e premte), banorët kanë shijuar natën në mënyra të ndryshme. Ishin dy këngëtaret e njohura Fifi dhe Beatrix që qëndruan së bashku larg banorëve të tjerë.
Të dyja ato fillimisht u argëtuan duke vallëzuar së bashku nën ritmin e muzikës, teksa më vonë ato diskutuan së bashku për gjëra të ndryshme.
Në një moment Beatrix i tha Fifit që të manifestoi çdo gjë që ajo dëshiron për vete, ndërsa Fifi nuk hezitoi të tregoi dëshirën e saj.
“Dëshiroi që ai të jetë i imi”, ka thënë Fifi duke mos e zbuluar se kujt i referohej.
Kujtojmë që Fifi kishte krijuar raporte të afërta me banorin tashmë të eliminuar, Granit Canën, por i cili më vonë sqarojë gjërat me këngëtaren duke i thënë se e sheh vetëm si shoqe.