Dua dhëndër shqiptar/ E ëma i bën Beniadës kërkesën e vecantë në Big Brother…

Beniada ka marrë sot surprizën e parë nga “Big Brother”. Fillimisht bukuroshja mori një videomesazh nga e ëma, e cila shprehu dëshirën që Beniada të kishte gjetur një djalë shqiptar brenda shtëpisë.

Arbana i tha Beniadës se e ëma nuk mund të vinte dot dhe Beniada me pozitivitetin që e karakterizon u mjaftua me aq. Ajo nuk e priste që pak sekonda më vonë e ëma dhe i vëllai të shfaqeshin para saj.

Surpriza përloti banorët e publikun.

Beniada i përqafoi plot mall dhe falenderoi për këtë surprizë. Ndërsa e ëma e Beniadës u ngacmua paksa nga Arbana se cilin djalë pëlqen për të bijën, por ajo zgjodhi të mos thonte emra.