Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, kanë ardhur Blerina dhe nëna e saj, Dituria. Dituria është gruaja e dytë e babait të Blerinës me të cilin ka edhe një vajzë tjetër, ndërsa ai ka edhe dy djem nga martesa e parë. Në dasmën e njërit prej djemve, dikush nga fisi i nuses ka pëlqyer Blerinën dhe më pas është organizuar një darkë që ajo të njihet me Fabianin.
Dituria nuk e pëlqeu lidhjen, por u detyrua ta pranonte. Pasi u bë një fejesë në familje, Blerina dhe Fabiani largohen për në Maqedoni ku ai punonte, por kjo nuk zgjati shumë sepse ai tha se nuk mundej ta mbante ndaj e ktheu sërish në shtëpinë e prindërve të tij.
Këtu, Blerina rrëfen për kushtet e vështira ku jetonin. Në kuzhinë flinin vjehrrit e saj me djalin e tyre, ndërsa çifti i ri, i sapolidhur, flinte në sallon i cili ndahej vetëm me një derë.
Blerina: Ishin dy dhoma, ishte salloni dhe kuzhina. Ata flinin në kuzhinë, unë flija… kur vinte Fabiani se Fabiani 1 herë në 2 muaj vinte dhe 2 ditë rrinte. Ato dy ditë që rrinte duhet të merrje dyshekun ttani në krahë, ta mbaje në krahë, ta çoje në sallon poshtë, të flije gjumë, vjehrra do rrinte aty, vjehrri aty dhe kunati, të prisja ata unë deri në orën 1 të iknin që të shtroja të flija gjumë.
Eni Çobani: Flinit bashkë ju, me vjehrrin, me këtë kunatin? Blerina: Vjehrra flinte në kuzhinë, unë flija në sallon, por kishe frikë të flije me burrin se do hapte derën ajo.
Eni Çobani: Sallonin me kuzhinën çfarë i ndante? Blerina: Një derë i ndante. Eni Çobani: Dera rrinte hapur apo mbyllur?
Blerina: Do hapte derën ajo, do kalonte, do ikte në banjë, unë isha aty shtrirë. Eni Çobani: Kalonte mbi ju që të shkonte në banjë?
Blerina: Kalonte nga unë. Ardit Gjebrea: Me dyshekun përtokë? Blerina: Përtokë. Duhet ta merrje në krahë që ta vije nga darka të shtriheshe, ta merrje në mëngjes, ta ngrije. Nuk kishte as tualet që të laheshe.