Atmosfera e mbrëmjes së fundvitit mbledh së bashku rreth tryezës të gjithë familjen.
Por këtë emocion nuk e përjetojnë prindërit të cilët janë larg fëmijëve të tyre, për shkak te emigracionit. Kjo është drama që po përjeton shoqëria shqiptare.
Edhe pse i kanë rritur fëmijët me shume peripeci dhe sakrifica, nuk patën zgjidhje tjetër përveçse t’i përcillnin drejt shteteve të tjera për mundësi më të mira ekonomike dhe jo vetëm.
“Kam 5 fëmijë, një në Gjermani, një në Francë, një në Belgjikë, por sot nuk i kam këtu”, thotë një pensionist për mediat. “Më mungojnë boll, do të doja shumë t’i kisha. I kam bërë gati të gjitha vetëm ata mungojnë”, rrëfen gruaja. Ndodhur në këto rrethana, prindërve të vetmuar iu vijnë në ndihmë platformat online, nepërmjet të cilave bëjnë “gëzuar” me njerëzit e tyre të dashur.