Pasi gjendja ne vendin tone eshte e veshtire dhe te infetkuarit me covid shtohen cdo dite mjeku i njohur Pipero ka bere deklaraten e forte ku thote se vendi duhet te mbyllet per fundjave.
Ai ka thene se:“Për mua duhet të ndalohet udhëtimi jashtë Tirane. Në fundjavës duhet të ketë një ndalim të kalimit nga një rajon tek tjetri, pasi mbipopullimi i lokaleve sjell transmetim të Covid-19. Po ashtu duhet të respektohen masat aktuale.
Unë mendoj që lokalet të zbatojnë masa strikte dhe po të respektohen masat aktuale dhe të kufizohen lëvizjet në fundjave, mund të frenohet edhe përhapja e virusit. Për mua si mjek, indikator kryesor nuk është numri i rasteve të infeksioneve, por numri i rasteve që shtrohen në spital.
Megjithate ruani distancimin social dhe lani duart.