Nga Dr. Petrit Leka
Dhimbja e kokës ka mbi 2000 shkaqe. Parësore është përcaktimi i shkakut se përse vjen kjo dhimbje.
Dhimbjet e kokës ndahen në dhimbje akute dhe dhimbje kronike.
Dhimbja Akute vjen pagjumësia, qëndrimi në ambiente me duhan, qëndrimi i zgjatur ne diell apo në të ftohtë, nga sëmundja e sinozitit, mund të shkaktohet edhe nga një dhëmballë e prishur, sëmundjet në trupin tuaj, ose vetë sëmundjet e trurit.
Si mund të qetësohet?
Gjëja e parë që bëhet, është përdorimi i medikamentit më të thjeshtë që është paracetomoli, por që nuk duhet të abuzohet me përdorimin e tij pasi ai vërtetë është një qetësues dhimbjesh, por që nga ana tjetër dëmton mëlqinë. Nëse dhimbja zgjat duhet të vizitoheni tek mjeku.
Tjetër medikament mund të jetë aspirina, në varësi të shkakut. Mund të përdoret ibuprofeni sidomos për dhimbje të forta. Një tjetër është ponstani që është përdorur përpara, si dhe plot barna të tjera si amfitamina dhe aspirina. Ndër barnat që qetësojnë tensionin i ulët përdoret kafetina e cila ngre tensionin.
Në rast se një person ka dhimbje koke nga migrena , duhet ta kapë dhimbjen që në fillim sepse ajo është me kriza, të cilat zgjasin tre ditë dhe e cila ka një periudhë fillimi, maksimale dhe pastaj bie.
Gjithashtu duhet që të evidentoje shkakun, nëse është nga qëndrimi në diell duhet të qëndroni në hije, nëse është nga mungesa e gjumit duhet të merrni gjumin e mjaftueshëm, nëse nuk e ka marrë vaktin e një ushqimi duhet të hajë një ushqim të thjeshtë.
Pastaj mund të merrni një paracetamol dhe një kafe pas ushqimi. Kafja është sa e mirë pas ushqimit por edhe aq e keqe nëse konsumohet para tij. Një tjetër qetësues është edhe çaji i malit. Por qetësuesi më i mirë në kushtet e shtëpisë është përdorimi i paracetamolit.