Dr. Altin Cekodhima
Gastroenterolog
Dr. Altin Cekodhima, Gastroenterolog shpjegon çdo detaj të sëmundjes. Si bëhet parandalimi dhe mjekimi në kohë
Gurët e tmëthit janë problem për shumë njerëz. Në fkat pak kush di se si mund të prandalohen apo të trajthen në mënyrë që sëmundja të mos dëmtojë rëndë shëndetin e pacientëve.
Çfarë janë gurët e tëmthit?
Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët. Lëngu, i quajtur bile (lëngu i tëmthit) ndihmon në tretjen e yndyrave të ushqimit. Bila (lëngu i tëmthit) prodhohet në mëlçi, pastaj depozitohet në fshikëzën e tëmthit derisa trupit t’i nevojitet për tretjen e yndyrave. Në ketë kohe fshikëza bën kontraksione të cilat shtyjnë bilen (lëngun e tëmthit) në një tub të quajtur duktusi biliar i përbashkët prej te cilit bila (tëmthi) kalon në zorrën e hollë duke ndihmuar në tretjen e ushqimeve.
Bila përmban ujë, kolesterol, yndyra, kripëra biliare, proteina dhe bilirubine.
Kripërat biliare shpërbejnë yndyrnat, ndërsa bilirubina i jep feçeve (jashtëqitjes) ngjyrën e verdhe. Në qoftë se lëngjet biliare përmbajnë shumë kolesterol, kripëra biliare ose bilirubine, në situate të caktuara formohen gurët.
Kemi dy tipe gurësh në tëmth:
Gurë kolesteroli dhe gurë pigmenti.
Gurët e kolesterolit zakonisht janë me ngjyrë të verdhe në jeshile dhe përbehen kryesisht nga kolesterol i ngurtësuar. 80% e gurëve të tëmthit janë të kësaj natyre.
Gurët e pigmentit janë të vegjël, me ngjyre të errët, të përbërë nga bilirubine.
Gurët e tëmthit mund të jenë sa kokrrizat e rërës deri në madhësinë e topit të golfit. Fshikëza e tëmthit mund të formojë një gurë të vetëm të madh, qindra gurë të vegjël, ose çdo kombinim të mundshëm të tyre. Gurët mund të bllokojnë rrjedhjen normale të biles (lëngut të tëmthit) nqs ato vendosen në ndonjë nga duktuset prej nga rrjedh bila nga mëlçia në zorrën e holle. Këto vende mund të jenë:
Duktuset hepatike të cilët e nxjerrin bilen (lengun e temthit) jashtë mëlçisë,
duktusi cistik, prej të cilëve bila (vreri) shkon dhe del në fshikëzën e tëmthit dhe duktusi biliar i përbashkët i cili përçon bilen prej duktusit cistik dhe hepatik në zorrë të hollë.
Bila (lëngu i tëmthit) ngelet në këto duktuse duke shkaktuar infeksion të fshikëzës së tëmthit, të vetë duktusit dhe rrallë të mëlçisë.
Duktus tjetër që derdhet në duktusin biliar hepatik është dhe duktusi pankreatik i cili nxjerr enzimat tretëse pankreatike prej pankreasit.
Në qoftë se gurët bllokojnë daljen e këtij duktusi, enzimat tretëse pankreatike ngelin në pankreas duke shkaktuar inflamacion shumë të dhimbshëm të quajtur pankreatik nga gurët e tëmthit. Në qoftë se ndonjëri prej këtyre duktuesve qëndron i bllokuar për një kohë të caktuar, dëmtime të mëdha ose fatale, apo infeksioni mund të prekin fshikëzën e tëmthit, mëlçinë ose pankreasin.
Shenjat lajmëruese të kësaj situate serioze janë:
* temperaturë e lartë,
* zverdhja e lëkurës dhe dhimbje të qëndrueshme
Nga se shkaktohen gurët e tëmthit?
guret ne temth 4
Gurët kolesterolike
Shkencëtaret mendojnë se gurët kolesterolike formohen kur bila (lëngu i tëmthit) përmban shumë kolesterol. shumë bilirubine, ose kripëra biliare të pamjaftueshme, ose kur fshikëza e tëmthit nuk zbrazet plotësisht për arsye të ndryshme.
Gurët e pigmentit
Shkaku i formimit të këtyre gurëve është i paqartë. Ato kanë gjasa të formohen tek personat që kanë: cirrozë hepatike, infeksion të traktit biliar, sëmundje gjaku të trashëguara (siç është anemia drepanocitare ku trupi prodhon shume bilirubin). Faktorë të tjerë Mendohet se prania e një guri të thjeshte të tëmthit mund të shkaktoje prodhimin e shumë gurëve.
Megjithatë, janë zbuluar faktorë të tjerë që ndikojnë në formimin e gurëve të tëmthit, në veçanti të gurëve kolesterolike.
Obeziteti.
Është një faktor rreziku për të krijuar gurë, veçanërisht tek gratë. Një studim i gjerë ka treguar që të qenit qofte lehtësisht mbi peshë rrit rrezikun për të bëre gurë në tëmth. Kjo ndodh sepse obeziteti mund të reduktoje sasinë e kripërave biliare në bile (lëngun e tëmthit) duke çuar në përqendrim më të lartë të kolesterolit në të. Obeziteti gjithashtu ul aftësinë e fshikëzës së tëmthit për t’u zbrazur.
Estrogjeni (hormon femëror).
Sasia e shtuar e estrogjenit gjatë shtatzënisë, terapisë zëvendësuese me hormone dhe gjatë marrjes së kontraceptiveve orale, shton nivelin e kolesterolit në bile (lëngun e tëmthit) dhe pakëson lëvizjet e fshikëzës së tëmthit. Të dy këta faktorë së bashku çojnë ne formimin e gurëve.
Etnia.
Nuk kemi të dhëna të sakta përsa i takon popullatës së Shqipërisë.
Gjinia.
Gratë e moshës 20 deri 60 vjeç janë dy herë më shumë të favorizuara për të bërë gurë në tëmth sesa burrat. Mosha. Njerëzit mbi moshën 60 vjeç janë më të favorizuar për të bërë gurë në tëmth sesa të rinjtë.
Mjekimet për të ulur nivelin e kolesterolit.
Medikamentet që përdoren për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak rrisin sasinë e kolesterolit që sekretohet (derdhet) në bile (lëngun e tëmthit). Si pasoje rritet rreziku për formimin e gurëve të tëmthit Diabeti.
Në përgjithësi njerëzit që vuajnë nga diabeti kanë nivele të larta të acideve yndyrore të quajtura trigliceride. Këto lloj acidesh yndyrore rrisin rrezikun e formimit të gurëve të tëmthit.
Humbja e menjëhershme në peshe.
Ndërsa trupi shpërben yndyrnat gjatë rënies së menjëhershme në peshë, mëlçia sekreton (derdh) më shumë kolesterol në bile (lëngun e tëmthit) gjë që çon në formimin e gurëve. Mos ngrënia (agjerimi). Ul lëvizshmërinë e fshikëzës së tëmthit duke shkaktuar mbi përqendrim të biles me kolesterol, gjë që çon në formimin e gurëve.
Kush janë të rrëzikuar të kenë gurë në tëmth?
* gratë
* njerëzit mbi 60 vjeç
* burrat dhe gratë mbipeshe
* rënia e menjëhershme në peshë
* gratë shtatzëna,
* gratë që marrin terapi zëvendësuese hormonale,
* gratë që përdorin kontraceptive orale.
Cilat janë simptomat (shenjat)?
Simptomatologjia e gurëve të tëmthit shpesh quhet “ataku” i gurëve sepse ato ndodhin krejt papritur.
Një atak tipik shkakton:
* Dhimbje të qëndrueshme në pjesën e sipërme të barkut, që shtohet menjëherë dhe që zgjat nga 30min në disa orë.
* Dhimbje në shpine midis dy shpatullave
* Dhimbje nën shpatullën e djathtë
* Të përziera dhe të vjella
* Shpesh ataku i gurëve vjen pas një vakti të pasur me yndyra dhe mund të ndodhë gjatë natës.
Shenja të tjera mund të jenë:
* Fryrje barku
* Intolerance e përsëritur ndaj ushqimeve yndyrore
* Dhimbje në forme kolikash
* Gromësira
* Gazra
* Mostretje
Njerëzit të cilët kanë njëkohësisht dhe ndonjë nga simptomat e mëposhtme duhet të takojnë menjëherë mjekun:
* të dridhura
* temperature e lehtë
* zverdhje të lëkurës dhe të syve
* feçe të zbardhura
Shumë njerëz me gurë në tëmth nuk kanë simptoma. Këta quhen paciente asimptomatike dhe gurët e tyre quhen “gurë të heshtur”. Ata nuk ndërhyjnë në funksionin e fshikëzës së tëmthit, mëlçisë dhe pankreasit dhe nuk kanë nevoje për trajtim.
Si diagnostikohen gurët e tëmthit?
Shume gurë e tëmthit, në veçanti ata të heshturit zbulohen rastësisht gjatë ekzaminimeve për probleme të tjera. Por, kur mendohet se gurët e tëmthit mund të jenë shkaktaret e simptomave, kërkohet kryerja e ekografisë së barkut.
Ekografia përdor valët e zërit për të evidentuar praninë dhe për të bërë lokalizimin e gurëve.
Ekografia është mënyra më sensitive dhe specifike për të diagnostikuar gurët. Që të bëhet një ekzaminim sa më i saktë duhet që pacienti të jetë esëll (pa ngrëne) që fshikëza të jetë e mbushur, duke lejuar vizualizimin e plotë dhe lokalizimin e gurëve.
Endosonografia EUS :
është një procedure minimalisht invasive me risk të ngjashëm me atë të gastroskopisë. Afërsia e ekoendoskopit me sitemin biliar ekstrahepatik,(rrugët e tëmthit), mungesa e radiacionit dhe siguria e bën EUS një metode të shkëlqyeshme për ekzaminimin e duktusit biliar tëe perbashkët, fshikzës e tëmthit dhe guret e vegjël në të, llumin biliar gjithashtu dhe per mikrogurët (mikrolitiazis). Sistemi biliar ekstra hepatic (rruget e tëmthit) me EUS mund të vlerësohet plotësisht tek 96 % e pacientëve.
Teste të tjera diagnostikuese që mund të përdoren janë:
Tomografia e kompjuterizuar (CT) skaneri i cili tregon praninë e gurëve ose komplikacionet e mundshme .
Rezonanaca magnetike kolangiografike e cila mund të diagnostikoje duktuset biliare të bllokuara
Koleshintigrafia (HIDA skaner) i cili përdoret për të diagnostikuar anormalitë e kontaksioneve (tkurrjeve) të fshikëzës së tëmthit dhe obstruksionet (bllokimet). Në këtë test pacientit i injektohet në venë një material radioaktiv i cili shkon në fshikëzën e tëmthit, e cila më pas stimulohet për t’u kontraktuar.
Kolangiografia endoskopike retrograde (ERCP):
faza e parë e ekzaminimit kryhet njësoj si gastroskopia dhe kur mjeku ka arritur në fillimin e zorrës së hollë ai injekton një ngjyrues te veçante i cili qëndron përkohësisht në duktuset e sistemit biliar.
ERCP përdoret për të lokalizuar dhe për të hequr gurët në duktuse.
Teste laboratorike te gjakut.
Testet e gjakut përdoren për të parë shenjat e infeksionit,
obstruksionit (bllokimit),
pankreatitit (inksionit te pankreasit) ose të verdhëzës.
Simptomat e gurëve në tëmth janë të njëjta me ato të atakut kardiak,
apendisitit,
ulcerave,
sindromës së zorrës së irrituar,
hernies hiatale, pankreatitit dhe hepatitit.
Kështu që diagnoza e sakte është e rëndësishme.
Cili është trajtimi?
A. Trajtimi kirurgjikal
Heqja me kirurgji e fshikëzës së tëmthit është mënyra më e shpeshtë e trajtimit të gurëve simptomatike. Kirurgjia në këtë rast quhet kolecistektomi.
Metoda më e shpeshtë dhe më e mirë e heqjes kirurgjikale të fshikëzës së tëmthit është kolecistektomia laparoskopike. Kjo lloj ndërhyrjeje kryhet nëpërmjet tre çarjeve të vogla milimetrike të barkut, ku futen instrumentat kirurgjikal me një kamera të vogël. Për shkak se muskujt e murit të barkut nuk janë prerë, gjatë procudrës laparoskopike ka më pak dhimbje dhe më pak ndërlikime në krahasim me kirurgjinë e hapur, ku behet një çarje e madhe e barkut. Pacientit i duhet të qëndrojë në spital vetëm një natë pas kësaj procedure.
Në qoftë se mjeku kirurg zbulon pengesa për të kryer kirurgjinë endoskopike si psh; infeksion apo cikatrice të operacioneve të tjera, atëherë ndërhyrja bëhet me kirurgji të hapur. Quhet kështu sepse mjekut kirurg do t’i duhet të bëjë një prerje të barkut rreth 15-17cm për të hequr fshikëzën e tëmthit. Kjo është kirurgji që kërkon hosptializimin e pacientit 2-7 dite.
Komplikacioni më i shpeshtë i kirurgjisë së fshikëzës së tëmthit është dëmtimi i duktusve biliare.
Në qoftë se gurët ndodhen në duktusin biliar atëherë mund të kryhet Kolangiografia Endoskopike Retrograde (ERCP).
B. Trajtimi jo kirurgjikal
Ky lloj trajtimi përdoret vetëm në raste të veçanta, psh: pacienti ka situate serioze mjekësore që nuk lejon kryerjen e kirurgjisë dhe vetëm në rastet e gurëve kolesterolike. Gurët zakonisht riformohen pas trajtimit jo kirurgjikal Terapia me tretës orale.
Medikamente me përbërje të acidit biliar përdoren për të tretur gurët. Mund të jenë të nevojshëm muaj ose vite të tëra trajtimi për të tretur gurët kolesterolike. Këto medikamente kanë si efekt anësor diarre të lehtë dhe mund të rrisin lehtësisht nivelet e kolesterolit dhe enzimave hepatike ne gjak.
Terapia me tretje direkte.
Kjo procedure eksperimentale konsiston ne injektimin e medikamenteve direkt në fshikëzën e tëmthit për të tretur gurët.
Metil terbutil eteri mund të shpërbeje gurët në 1-3 ditë por duhet bërë shumë kujdes sepse është substance shume toksike. Kjo procedure mbetet akoma eksperimentale.
A i duhet njerëzve fshikëza e tëmthit?
Fatmirësisht njerëzit mund të jetojnë pa fshikëzën e tëmthit. Heqja e saj nuk kërkon ndryshime në dietë.
Kur fshikëza e tëmthit hiqet, bila rrjedh jashtë mëlçisë nëpërmjet duktusit hepatik në duktusin biliar të përbashkët dhe menjëherë kalon në zorrën e hollë, në vend që të grumbullohet në fshikëzën e tëmthit.
Gjithsesi, meqenëse bila nuk qëndron në fshikëzën e tëmthit, por zbrazet menjëherë dhe shpesh në zorrën e holle mund të shkaktoje diarre në 1% të njerëzve.