Mjekja nutricioniste PhD.Dr.Albana Daka, bashkëpunëtore e “Shije.al” në shkrimin e saj të radhës shpjegon procedurwn sesi mund të pastrojmë organizmin 100% në mënyrën më të lehtë të mundshme dhe i jep përgjigje disa nga pyetjeve më të zakonshme lidhur me këtë proces.
Çdo ditë mbetjet dhe toksinat, që lidhen me të ushqyerit dhe stresin, e helmojnë zorrën e trashë që humbet kështu një pjesë të funksionit. Të gjitha këto, që depozitohen në zorrën tonë të trashë mund të jenë shkak i shumë patologjive të pjesëve të ndryshme të trupit tonë, si p.sh aparati i frymëmarrjes, lëkura, sistemi nervor dhe aparati tretës.
Hidrokolonterapia lejon eleminimin e të gjitha mbetjeve që janë depozituar në muret e zorrës sonë si: qeliza të vdekura epiteliale, materiale fekale, mbetje që irritojnë zorrën, toksina, parazitë dhe substanca të tjera të dëmshme për organizmin tonë. Eleminohen ndër të tjera dhe gazrat prezente në brendësi të zorrës së trashë.
Zorra e pastruar rigjen funksionimin e saj optimal, duke favorizuar imunitetin natyral dhe duke riekuilibruar procesin e asimilimit dhe eleminimin e substancave, duke rregulluar kështu harmoninë e brendshme dhe për pasojë përmirësohet shëndeti i përgjithshëm i individit.
Kujt i bën mirë hidrokolonterapia?
Për sa është thënë më tepër mund të konfirmohet se praktikisht janë të paktë personat që nuk kanë nevojë. Këshillohet veçanërisht për kë vuan nga probleme intestinale ose shqetësime që mund të lidhen me një keqfunksionim të zorres së trashë. Një nga indikacionet primare është kapsllëku, i cili zgjidhet duke e pastruar në thellësi zorrën dhe rikthen funksionet normale të tij. Është e mundur gjithashtu të ketë përfitime dhe në prani të shqetësimeve të tjera si: diarre, fryrje, meteorizëm, infeksione mikotike të zorrës, zorrë e irrituar etj.
Sa herë është e nevojshme të praktikohet?
Sipas patologjisë që trajtohet, numri i seancave varion nga 3 në 12, të shpërndara nga 2 deri në 10 javë.
Është e vërtetë që e shfryn barkun?
Po. Lavazhi i zorrës së trashë është efikas edhe kundër meteorizmit dhe fryerjeve, dy shqetësime të provokuara nga dizbioza (mungesa e florës bakteriale të zorrëve). Praktikisht, barku “fryhet”, sepse feçet fermentohen dhe ngecin, duke bërë që organizmi të thith substancat toksike. Hidrokolonterapia ndërhyn pikërisht duke liruar zorrën e trashë nga këto substanca, duke e oksigjenuar dhe duke rikrijuar kështu ambientin natyral origjinal.
Mund t’i bëjë mirë lëkurës?
Sigurisht. Zorra dhe lëkura janë organe të lidhura ngushtësisht, prandaj ky trajtim reflektohet menjëherë në sipërfaqjen kutane. Lëkura në fakt sillet si një sfungjer dhe ndër detyra të tjera, ka dhe atë që të ndihmojë veshkat të eleminojnë toksinat nga organizmi. Nëse këto janë me tepri, lëkura ndikohet duke zhvilluar infeksione lëkurë, akne dhe psoriazë.