Kailee Jones nuk e kishte menduar kurrë që dëshira për të patur buzë të plota do t’i shndërohej në makthin e saj më të keq. Njëëzetrevjeçarja amerikane vendosi që të rimodelonte buzët, duke injektuar 1 ml acid hialuronik përkatësisht në buzën e sipërme dhe të poshtme, por rezultati nuk ishte ai që priste. Një orë pas injektimit buzët e saj filluën të ënjteshin me një shpejtësi të frikshme dhe dukeshin gati 8 herë më të zmadhuara se përmasat e tyre normale. Kailee provoi që të ulte ënjten me akull, por nuk po jepte asnjë efekt. Ndërkohë që kishin kaluar 48 orë nga injektimi, vajza e re na Philadelphia nuk mund të pinte apo fliste normalisht për shkak të fryrjes ekstreme dhe dhimbjeve në buzë, të cilat dukeshin si “dy salsiçe të mëdha”.
Vendosi të përdorte acid hialuronik, 23-vjeçarja përfundon Duke qenë se situata po i dilte jashtë kontrollit, ajo iu drejtua mjekut të saj që i dha steroide orale. Ky i fundit e paralajmëroi gjithashtu se asaj rrezikonte t’i mbyllej fyti për shkak të ënjtjes në buzë, që nëse nuk kapej në kohë mund të shkonte deri në qafë. Fatmirësisht, alergjia nisi të qetësohej 3 ditë pas marrjes së pilulave pa qenë nevoja e një trajtimi shtesë apo shpërbërjes së filler-it, mbushësit të buz