Policia kufitar e Rinas ka prangosur një shtetas turk, i moshës 59-vjeçare i cili tentoi të kalonte kufirin, me dokumente të falsifikuara.
Po ashtu evidentohet dhe goditet 1 rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi, ku janë sekuestruar 12 495 euro dhe procedohet penalisht 59-vjeçari që nuk i deklaroi.
“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false.
Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi O. K., 45 vjeç, banues në Turqi. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, dokumente të dyshuara të falsifikuara, me të cilat ka tentuar të kalojë kufirin, në mënyrë të paligjshme.” – njofton policia.
Fluks pacientësh në urgjencën e QSUT, qytetarët: Po shkojmë në privat
Gjithashtu, policia kaloi kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetasit V. M. Gjatë kontrollit të valixhes së këtij shtetasi janë gjetur 12 495 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.
Në vijim të veprimeve u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në prokurori, në ngarkim të shtetasit V. M., 59 vjeç, lindur dhe banues në Budva, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.