Donald Veshaj ka folur për herë të parë pas ndarjes nga Bora Zemani.
Në emisionin e fundit “Binjakët”. Ai iu përgjigj pyetjeve të vëllait binjak Romeo Veshaj, në lidhje me dashurinë e fundit, që i bie të jetë Bora.
Donaldi me bindje tha se të gjitha të dashurat i ka dashur njësoj, pa i dhënë ndonjë peshë të veçantë historisë me Borën.
Ndërkohë që pyetjes së vëllait se a mund të ketë shanse për ndonjë rikthim, ai iu përgjigj në mënyrë absolute jo, madje dhe nëse ajo i lutet.
Pas kësaj, ka pasuar një reagim indirekt nga Bora ne profilin e saj instagram.
“Heshtja është më e mirë se gjepurat”, shkruan ne instagram moderatorja.