Donaldi mbledh grupin/ I mësoi si të tërbojnë Ilirin…

Banorët e shtëpisë në Big Brother VIP janë pothuajse të gjithë kundër Ilirit, pasi kanë parë që ai është zgjdhur i preferuai i publikut. Ka qenë Donaldi, ai që ka mbledhur 7 banorë të shtëpisë dhe u ka thënë se vetëm ai e ka kuptuar çfarë do Iliri.

Ky i fundit, u ka kërkuar banorëve të shtëpisë që të flenë herët ose të paktën mos t’i prishin gjumin, por kjo nuk është pritur aspak me respekt nga pjesa tjetër e banorëve si DJ DAGZ, DJ PM, Einxhel, Sara, Antonela, Donald dhe Beatrix.

Donaldi i ka thënë: O zëmra, o zëmra, problem është kur nuk e kupton çfarë do tjetri, thuaj o gjigand, ashtu është. Tma thotë mua unë i them, dua ta bëj.

Nderkohe, Arjola Demiri dhe Donald Veshaj gjatë këtyre ditëve kanë qenë ndër banorët më të komentuar brenda shtëpisë. Debatet mes tyre nisën kur aktori nga Vlora i tha Arjolës se po qëndron pas hijes së Ilirit. Edhe pse të dy kanë deklaruar se nuk do i flasin më njëri-tjetrit, ata ditën e sotme u përfshinë sërish në një debat.

Debati mes dyshes doli jashtë kontrollit kur Donaldi i tha Arjolës se nuk po i thotë gjërat në sy. Donaldi: Mirë të keqen vllai vazhdo! Donaldi: Thjesht kur ke diçka si për mua si për të tjerët thuaji në sy! Arjola: Se ti ma ke thënë në sy ti

Arjola: Ti je bo aq burrë ma ke thënë në sy! Arjola: Ke ardhur si miush dhe më ke thënë hajde të ta shpjegoj. Ke thënë një gjë të keqe dhe pastaj më ke thënë zemra hajde se do ta shpjegoj, si miush, por ik pir**u.

Donaldi: Të iki të pir**em unë??? Arjola: Mos më acaro nervat më tregon mua ti ta kam thënë në sy! Donaldi: Jo moj, nuk të tregon asgjë ty, se ti i di vetë gjerat, je heroina e shtëpisë.