Donaldi lë shtëpinë e Big Brother VIP, zbulohet personi që do hyjë në vend të tij

Në shtëpinë e Big Brother VIP sonte do të hyjë vëllai binjak i Donaldit, Romeo Veshaj.

“Sonte në shtëpi do ketë një hyrje të re të cilën publiku e ka kërkuar pafund. A do kuptojnë banorët që në vend të Donaldit do jetë Romeo? Cilat do të jenë reagimet e tyre?”, thuhet në klipin që ka publikuar Arbana Osmani në Instagram.

“Një ndërrim i Romeos me Donaldin? Hyrja e sotme në shtëpi pritet t’i trazojë ujërat”, shkruhet në faqen zyrtare në Instagram të Big Brother.

Vlen të përmendim edhe faktin që marrëdhënia e Donaldit me këngëtaren Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë ka shkaktuar një valë reagimesh tek publike, që tashmë është i ndarë pothuajse në dy pjesë, pro lidhjes së tij me Bora Zemanin dhe në anën tjetër pro romancës me Beatrix.