Donaldi i prekur për vendimin e mbrëmshëm të Trixës, ja çfarë thotë ai në dhomën e rrëfimeve

Donald dhe Trixa janë çifti i BBv që do mbahen mend përherë.

Kjo për faktin se historia e dashurisë së tyre nisi e u zhvillua në rrethana mjaft interesante, shkruan lajmi.net.

Pak javë pas se të niste lidhjen me Trixën, Donaldi ishte takuar e puthur me Bora Zemanin duke lënë pezull raportin mes tyre për ta zgjidhur pasi ai të dilte jashtë.

Por Donaldi nuk e mbajti fjalën e dhënë, ai u magjeps pas Trixës me të cilën krijuan lidhjen pavarësisht gjykimeve e kryqëzimeve të shumta.

Mirëpo, lidhja e tyre mbrëmë ka pësuar një krisje mjaft të madhe për shkak të një batutës së Ermal Mamaqit e Salsanos të cilët e ngacmuan Donaldin për Borën.

Kaq ka mjaftuar dhe Trixa nuk erdhi as në spektakël e as në darkë.

Ndërkohë Donaldi në dhomën e rrëfimeve teksa u shpreh se i erdhi mirë për Dagzin dhe Einxhel që u takuan duke heqë mallin të njëjtat fjalë s’mundi t’i thoshte edhe për vete.

I prekur, ai tha se shpresonte që Triksa të ishte mirë edhe pse kishte shumë nevojë për të sidomos tani në fund.

“Shpresoj të jetë mirë, mos të mërzitet, kisha shumë nevojë shumë për të sot sidomos tani në fund”, tha Donaldi.